Vajza kineze heq dorë nga jeta e luksit për tu bërë murg
Shumë vajza të reja ëndërrojnë karrierën, martesën, argëtim dhe lumturi pafund me qëllim që të gjëjnë mënyrat më të mira për të marrë atë që ata duan nga jeta.Dhe edhe pse për shumë gra të reja, ëndrrat për një shtëpi dhe dashuri të qëndrueshme janë të parat në listë, për një vazjë kineze gjëja më e rëndësishme është të bëhesh murg.Por në jetën e saj të mëparshme Ting Tien, 24 vjeçe, ka gëzuar një jetesë të begatë plot rroba, make up, modë dhe festa.Por ajo e mori vendimin për të braktisur jetën e saj e rehatinë luksoze në qytetin Jinan në Kinë Lindore, të rruajë kokën, për të ndjekur një jetë me sakrificë dhe lutje si një murg budist.Pas diplomimit nga Universiteti Qingdao në Shandong Province, Ting u zhgënjye me mënyrën e jetesës që ajo dhe shokët e miqtë e saj bënin, duke e gjetur atë gjithnjë e më materialiste.Ajo u tërhoq në një manastir të quajtur Xinlongdongzhi Temple, 13.000 metra në një mal me dëbor në Provincën e Sichuan, dhe atje ajo e gjeti përmbushjen në kërkim të iluminizmit të vërtetë.Ajo ndryshoi emrin e saj për të Caizhenwangmu, dhe kalon ditën e saj në lutje dhe meditim në një jetë të përmbushjes shpirtërore budiste.Ajo është e rrethuar nga murgjit e tjerë të cilët u tërhoqën prapa botës materiale për të jetuar ekzistencën e tyre të mbyllur./mv/oranewsonline/