Vajza italiane bie nga shkëmbi duke u munduar të bëjë "selfie"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2014, 09:11
Një adoleshnte italiane ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga nnjë shkëmb i lartë duke u munduar të bënte një selfie.16 vjeçarja Isabella Fracchiolla po mundohej të merrte një foto vetes në një shkëmb afër detit gjatë një udhëtimi me shkollën e saj në Taranto.Vajza është çuar në spital por nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.Fenomeni “selfie” është rikthyer tashmë në një modë të tej përhapur e cila siç duket ka sjellë me vete edhe rrezikshmëri të madhe./mv/oranewsonline/