Leo Di Caprio shijon Botërorin në jahtin më luksoz në botë.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2014, 18:05
Aktori i famshëm i hollivudit Leonardo Di Caprio ka marrë me qera jahtin super-luksoz “Topaz” për të shijuar hapjen e Botërorit 2014, raportojnë mediat braziliane.“Topaz” është në pronësi të presidentit të klubit të futbollit Manchester City dhe renditet i pesti në listën e jahteve më të mëdhenj në botë, 147m i gjatë, dhe ka në brendësi Jacuzzi, ashensor, fushë për uljen e helikopterit, pishinë, palestër, kinema dhe një sallë mbledhjesh.