Zjarrfikësi sajon zjarr të rremë për ti propozuar të dashurës së tij për martesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2014, 13:28
Një zjarrfikës në Houston, Jesse Gonzales ka organizuar një zjarr të rremë që ti propozojë të dashurës për martesë.Me ndihmën e departamentit të zjarrfikësve Jesse ka shuar “zjarrin” si një hero dhe me vonë është ulur në gjunjë duke i drejtuar unazën të dashurës së tij police.E dashura e tij Olga Peck ka mbetur e habitur dhe ka pranuar propozimin e heroit romantik. Ajo i ka thënë se mezi po pret të martohet dhe të kalojë gjithë jetën me të. /mv/oranewsonline/