“Faces of Ward 84”, faqja në facebook kushtuar fëmijëve me kancer

Këto janë foto që asnjë prind nuk do donte ti bënte, por nënat dhe baballarët e këtyre fëmijëve të sëmurë shpresojnë se duke i shpërndarë ato të sensibilizojnë opinionin publik që çdo vështirësi që të jep jeta duhet të kalohet me shumë forcë.Ata kanë postuar në Facebook fotot e fëmijëve të tyre të sëmurë nga kanceri dhe kohën e kurimit.Kjo faqe në Facebook është hapur nga Eleanor Massey me emrin “Faces of Ward 84” dhe deri tani ka mbi 5 mijë like. Në këtë faqe janë 60 histori dhe foto të fëmijëve të diagnostikuar me kancer.Këta fëmijë të qeshur, me flokë të prera dhe në ambjentet e spitalit japin një pamje të trishtë por njëkohësisht të bëjnë të ndryshosh konceptin e jetës./mv/oranewsonline/