Natalie Burn: Nuk jam në lidhje me Antonio Banderas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2014, 18:34
Pas ndarjes së Melanie Griffith dhe Antonio Banderas mediat rozë kanë komentuar se shkak i kësaj ndarje mund të jetë aktorja Natalie Burn.Por aktorja është shprehur për Radar Online “Gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, Antonio më shprehu se po kalonte një moment të vështirë në jetën e tij martesore dhe se po mundohej të shpëtonte martesën e tij me Melanie”Melanie Griffith këtë të premtë plotësoi formularin për divorc ndaj Antonio Banderas, ata ishin bashkë prej 18 vitesh dhe kanë një vajzë, 17 vjeç, Stella.