Londra kryeqyteti botëror i super-miliarderëve
Londra është kryeqyteti botëror i super-miliarderëve. Sipas listës së publikuar nga "Sunday Times", në Londër jetojnë 104 supermiliarderë me një pasuri neto prej 301 miliardë paund. Lista vijon më pas me Moskën e cila ka 48 miliarderë dhe New York-u me 43 të tillë. Në vendin e parë të kësaj liste, gjenden vëllezërit indianë, Sri dhe Gopi Hinduja me pasuri 11.9 miliardë paund, ndjekur nga oligarku rus Alisher Usmanov me 10.6 miliardë dhe në vend të tretë manjati Indian Lakshmi Mittal me pasuri prej 10.2 miliardë paund.Në 2013-ën në kryeqytetin britanik jetonin 88 miliarderë por sipas Philip Beresford, përgjegjësi për hartimin e kësaj liste, duket se miliarderët e kanë kuptuar se më mirë se në Londër nuk jetohet askund. Ka disa arsye që këta super-miliarderë kanë zgjedhur Londrën për të jetuar.Kultura, shërbimet financiare, regjimi i taksave, edukimi i mirë i fëmijëve të tyre por edhe stili i këndshëm i jetesës, janë ndër arsyet që janë vleësuar nga këta manjatë duke zgjedhur Londrën si destinacionin e jetës. Në listën e pronarëve të mëdhenj të kompanive me famë botërore, ka edhe emra të njohur të botës së sportit si presidenti i klubit të Chelsea Roman Abramovich, drejtori i kompanisë sportive "Nike", etj.