Si është shndërruar Conchita Wurst, fituesja e Eurovizion 2014
Ka qënë në qënder të vëmendjes gjatë gjithë këtyre ditëve. Qëkur u shfaq në Eurovizion duke përfaqësuar Austrinë me këngën “Rise like a Phoenix” Conchita Wurst surprizoi të gjithë publikun me veçantinë e saj, një transeksuale që merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të madh siç është Eurosong.Por triumfi i saj më i madh ishte kur Conchita u kurorëzua fituesja e këtij Eurovizioni 2014.Këngëtarja austriake transeksuale Conchita Wurst, emri i vërtetë i së cilës është Thomas Neuwirth, u prit me shumë replika nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në Eurosong por ajo tashmë ka sfiduar të gjitha barrierat e paragjykimeve dhe tani po shijon këtë fitore të madhe.Shikoni fotot e Conchita Wurst kur mori pjesë për hëre të parë në një talent show austriak. /mv/oranewsonline/