Sot gjysmë finalja e dytë e Eurovision, finalja të shtunën
Danimarkë-15 shtete do të garojnë sonte në mbëmje në skenën e Eurovisionit në Kopenhagen të Danimarkës, por vetëm 10 prej tyre do të mund të prekin finalen e madhe të së shtunës.Gjysmëfinalja e parë nuk rezultoi e suksesshme për Shqipërinë dhe Hersi Matmujën, e cila doli nga gara mbrëmjen e 6 majit. Për në finale u kualifikuan Azerbajxhani, Mali i Zi, Hungaria, Rusia, Armenia, San Marino, Ukraina, Suedia, Hollanda dhe Islanda.Ndërsa ethet e garës kanë përfshirë 15 konkurentët e sotëm, 10 këngëtarët e kualifikuar po shijojnë ende suksesin e performancës së dy ditëve më parë.Përfaqësuesja e Azerbajxhanit, e cila ka marrë vlerësime të shumta për përformacën e 6 majit, është përgatitur për trofeun.Mediat e huaja por edhe fansat e 29-vjeçares Dilara Kazimova, e rendisin atë ndër pretendentët kryesore për të fituar garën e muzikës europiane.Kënga e saj "Start a Fire" mban firmën e autorëve të njohur, të cilët kanë arritur të fitojnë Eurosong-un në 2011.Por gjithçka do të varet nga votat e publikut dhe fituesi do të zbulohet vetëm në natën finale të Eurovizionit më 10 maj.