Çantat dy dimensionale që ngjajnë si vizatime

Këto çanta që duken si kartona të Disney janë 100% të një materiali të prekshëm. Kjo ide e lezetshme erdhi nga dy dizenjues të rinj anglezë të cilët plotësuan dëshirat e miqve të tyre që donin çanta të veçanta.Pikturimi dy dimensional dhe ngjyrosja e tillë e këtyre çantave bën që syri i lirë ti fusë ato në një kategori kartoni, letre, por që në të vërtetë ato janë të bëra prej cope.Ky krijim është publikuar edhe në një panair në Londër ku këto lloj çantash, që nga kuleta të vogla, e deri te ato me madhësi sa të një valixheje shiten duke filluar nga 30 deri në 150 paund./mv/oranewsonline/