Përse tradhëtojnë femrat?

Tradhëtia e femrës është quajtur me gabim fatal se ajo e meshkujve, por është bërë e shpeshtë që tradhëtia nga kjo gjini të ndodhë rëndom.Deklaratat e seksologes Tracy Cox i vërtetojnë edhe studimet, të cilat tregojnë që qëndrimi i femrave ndaj lidhjeve jashtëmartesore në masë të madhe ka ndryshuar.Kur u bëhet monotone përditshmëria.Dikur femrat kanë pasur lidhje për shkak se kanë pushuar së dashuruari bashkëshortët e tyre, por tashmë këtë gjë e bëjnë për shkak të kënaqësisë seksuale dhe argëtimit, thotë seksologjia Tracy Cox.“Prandaj, akoma janë të dashuruara në bashkëshortët e tyre, mirëpo dëshirojnë diçka të re dhe ndryshe, thotë Cox. Konstatimet e seksologes i vërtetojnë edhe hulumtimet të cilat tregojnë që qëndrimi i femrave ndaj lidhjeve jashtëmartesore në masë të madhe ka ndryshuar. Femrat vendosin të bëjnë ato gjëra që më parë mbase nuk kanë mundur as t’i imagjinojnë.Natyrisht që te femrat shfaqet faji për këtë shkak, mirëpo kanë mësuar se si justifikohen. Më së shpeshti vetes i thonë që meritojnë lumturinë andaj meritojnë të ndihen të gjalla. I sqarojnë vetes që janë nëna të mira dhe bashkëshorte të mira, andaj afera është diçka që do t’i argëtojë paksa, por dhe do t’u ofrojë kënaqësi, thekson Cox.