Martohen Kim Kardashian dhe Kanye West
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2014, 08:34
Kim Kardashian dhe Kanye West tashmë janë një çift i martuar. Kardashian dhe West, këtë fundjavë janë lidhur në martesë, në një ceremoni private në Los Angeles, pasi kanë marrë lejen e martesës së tyre javën e kaluar."Kim dhe Kanye tashmë janë martuar me dokumenta," është shprehur një burim pranë çiftit. Por ceremonia e fshehtë që është zhvilluar këtë fundjavë, nuk është e vetmja e dasmë, pasi ata janë të vendosur që të zhvillojnë një martesë të jashtëzakonshme në Paris më 24 maj.