Rita Ora vesh dizajnet e saj të bëra për Adidasin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2014, 09:57
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, vazhdon të eksperimentojë kur është fjala për veshjet e saj.23-vjeçarja është fotografuar teksa largohej nga një hotel në New York, ndërsa me rrobat e saj njëherësh ka vënë në pah edhe figurën trupore.Ajo kishte veshur një kostum sportiv me print lulesh të ‘Adidas Originals’ që e kishte kombinuar me atlete të bardha të të njëjtës firmë.
Rita kishte vënë buzëkuqin e saj tashmë të njohur, ndërsa flokët bionde i ka bërë në dredha voluminoze...Ditë më parë, ajo kishte veshur tuta dhe bluzë me kapelë me të njëjtin print.Të dyja këto veshje janë pjesë e koleksionit të saj të dizajnuara për brendin ikonik të veshjeve sportive – Adidas.