Çartani shkruan "Letër për Zotin"

E kemi parë të brohoritet nga vajzat, këngët e tij të këndohen papushim nëpër festa dhe nëpër makinat e të rinjve që i dëgjojnë më zë të lartë. Videot e tij janë ndër më të klikuarat në YouTube dhe mund të quhen sukses që në momentin që ky reper shqiptar i lancon. Bëhet fjalë për reperin e ri shqiptar Çartani (Judovnik Boshnjaku).Ai tashmë me talentin e tij (si këngëtar dhe tekstshkrues) është bërë një ndër reperat më në zë në Shqipëri falë hiteve të suksesshëm si “1 sms”, “Vetëm kujtohu” dhe shumë këngë të tjera në bashkëpunime.Por këtë radhë reperi vjen me një këngë ndryshe, videoklipi i së cilës ka dalë mbrëmë në YouTube.“Letër për Zotin” është kënga që Çartani ia kushton shokut të tij të ngushtë Ermalit (Baca EB) i cili nuk jeton më.“Mirmbrema Miq. Deshiroj te jeni mir. Pas humbjes se madhe qe pata . Kam menduar te kthehem me 1 keng kushtuar Ermalit ( Baca EB ). Ishte shum e veshtir per mu me u kthy edhe 1 her .. Mendoj me veten shpesh qe Baca mka dhan drejtimin nket rrug. Ishte i vetmi nder shum te tjer qe mka nejt krah e mka dhan msimet e tij te duhura per cdo gja . Edhe une do i ndjek hapat e shokit tem. Shkova e takova per her te fundit ne Spital ne Itali edhe nsyt e tij pash 1 shkelqim. Sikur ju rikthy besimi n'vete. Goja e tij u mundu me mthan dicka por " PA ZË ". Isha forc per te. Tani ai po mjep forc e vullnet me hec perpara . Fundja kjo ishte endrra e tij ... Qe te 2 bashk te beheshim dikush. Une nuk jam vetem e kam krah kudo”- ka shkruar reperi në rrjetin social Facebook.