Dolce dhe Gabbanna dënohen me 1 vit e 6 muaj burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2014, 09:07
1 vit e 6 muaj burg për stilistët e famshëm italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.Ata akuzohen për fshehjen e qindra milionë euro ndaj autoriteteve italiane të tatim-taksave.Dizenjuesit italianë akuzohen gjithashtu se kanë përdorur kompaninë financiare të Luksemburgut, Gado, për të shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve prej rreth 1 miliardë euro.Dolce dhe Gabbana kanë mohuar gjithnjë të kenë shkelur ligjin, duke mos pranuar fajësinë.
