Do të jesh e veçantë? Vendos një kapele
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2014, 12:52
Kapelet klasike më përpara përdoreshin nga njerëzit e një shtresë të lartë, nga femrat mondane dhe kishin për qëllim të fshihnin sharmin e tyre që jo kushdo mund ti shikonte.Por më vonë kapelja u bë një mënyrë stili veshjeje ku mori vlerën e një aksesori të rëndësishëm. Ajo u shndërrua në një formë më të plotë dhe ishte pikërisht për femrat që donin të bienin në sy për veshjen e tyre.Kapelja vjen sot më e veçantë dhe më stil se kurrë. Çdo njeri që vë një kapele, ngjan më stil dhe në këtë mëyrë nuk vihen re “gabimet” e veshjesh në tërësi.Pra, një kapele e bukur është “gjysma e punës” përsa i përket stilit të veçantë që ti do të shfaqësh.Ja disa nga kapelet që sugjerohen për këtë sezon.