Megaoperacion antimafia në Itali/ G*ditet rrjeti i trafikut të dr*gës, 23 masa sigurie për 62 të hetuar, mes tyre edhe 4 shqiptarë (EMRAT)

Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria Hetimore Antimafia e Leçes (DIA) zhvilloi operacionin e koduar “Whisper”, duke ekzekutuar 23 masa sigurie, nga të cilat 21 arreste me burg dhe 2 arrest shtëpie, në kuadër të një hetimi që përfshin gjithsej 62 persona të dyshuar për veprimtari të lidhura me trafikun e drogës.

Mes të arrestuarve ndodhen edhe katër shtetas shqiptarë: Myrteza Balliu (33 vjeç), Adi Coba (35 vjeç), Agron Ganaj (44 vjeç), i njohur si “Marco”, dhe Klajdi Musaku (31 vjeç).