“Ezel 2, së shpejti”/ Luiz Ejlli takohet me aktorin e famshëm turk (FOTO)
Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instastory, ku ka ndarë një moment të veçantë nga pushimet e tij në Turqi.
Ai po kalon disa ditë relaksi atje, ndërsa udhëtimi i tij është kthyer në temë diskutimi për shkak të një takimi të papritur me një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Ejlli është takuar me aktorin e njohur turk Kenan Imirzalioglu, i cili në Kosovë njihet gjerësisht për rolin e tij si “Mehmet Kosova” në serialin e famshëm “Ezel”.
Takimi mes tyre është shoqëruar me një fotografi ku të dy shihen të buzëqeshur dhe në një atmosferë miqësore.
Në postimin e tij, Luiz Ejlli ka ngjallur edhe më shumë kuriozitet te ndjekësit duke shkruar: “Ezel 2. Së shpejti”, të shoqëruar me një emoji që shkel syrin.
Kjo shaka e tij ka mjaftuar që fansat të nisin spekulime dhe komente të shumta në rrjet.
Megjithatë, duket se bëhet fjalë thjesht për një moment miqësor mes dy personazheve të njohur, i cili ka tërhequr vëmendje për shkak të popullaritetit të madh të serialit “Ezel” dhe rolit ikonik të aktorit turk.


