Eva Murati hap sezonin veror nga Kroacia, pozat nga plazhi "rrëmbejnë" vëmendjen e ndjekësve (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 19:24
Gazetarja dhe moderatorja shqiptare Eva Murati ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga pushimet në Zadar të Kroacisë, ku ka hapur edhe sezonin e saj veror.
Pas pjesëmarrjes në “Sunset Sports Festival”, ajo ka kaluar disa ditë relaksi në bregdetin kroat, duke publikuar foto nga plazhi, pishina dhe një resort ku po qëndron.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se po shijon plazhet, stërvitjen me pamje nga deti dhe momentet e qetësisë në spa pas një periudhe me angazhime të shumta.
Postimet e saj kanë marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen dhe stilin e saj gjatë pushimeve.
View this post on Instagram
