Maskoi a*mën në buqetë me lule, hyri në dhomën e spitalit dhe kreu ekz*kutimin në Milano/ I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Belgjikë Gert Gjinarari

Gerd Gjinarari, i njohur si “Gerd Gjenerali”, është arrestuar në Belgjikë pas vitesh në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Naim Zyberit, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në vitet ’90. Ai pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim të përjetshëm.
Maskoi a*mën në buqetë me lule, hyri në dhomën e

Gerd Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, një prej personazheve të botës së krimit në vitet ’90 në Tiranë, pritet të rikthehet me pranga për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitesh, ai është lokalizuar dhe arrestuar në Belgjikë, nga ku pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

Naim Zyberi, një prej të ashtuquajturve “të fortët” e Tiranës në vitet e para të tranzicionit, u vra në vitin 1997 në një spital në Milano, ku po merrte trajtim mjekësor.

Sipas dosjes hetimore të kohës, Gerd Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit ku ai qëndronte, duke u prezantuar si të afërm, dhe më pas e ekzekutuan me armën e zjarrit që kishin fshehur brenda një buqete me lule.

Gjinarari u dënua për vrasjen me burgim të përjetshëm nga gjykatat italiane dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Në vitin 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, por ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit. Ndërkohë, ai kishte arritur të arratisej.

Prej asaj kohe, Gerd Gjinarari ka qenë person në kërkim ndërkombëtar, deri së fundmi kur u arrit të lokalizohej dhe arrestohej nga autoritetet belge.

Agjencitë ligjzbatuese pritet të nisin procedurat e ekstradimit të “Gjeneralit” në Shqipëri, ku ai do të duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me burgim të përjetshëm.