EMRI/ VRASJE ME HIJE HAKMARRJE! Ekzekutohet në makinë 45-vjeçari i dyshuar për një krim në Mirditë

45-vjeçari Valter Lleshi u ekzekutua me armë zjarri në Mirditë teksa udhëtonte me makinë drejt punës, ndërsa policia dyshon se krimi mund të lidhet me hakmarrjen. Lleshi kishte qenë më herët objekt i një atentati me tritol dhe ishte përmendur si i dyshuar për vrasjen e një taksisti në vitin 2020.

Valter Lleshi, rreth 45 vjec u ekzekutua me armë zjarri këtë të hënë në Mirditë, në një atentat të organizuar me hije dyshimi për hakmarrje, pasi burime thonë se ai ka qenë I dyshuar për një vrasje në vitin 2020.

Autorët I kishin zënë pritë në fshatin Shkorret, ndërsa ai udhëtonte me makinë përgjatë  aksit Reps–Spaç përmes të cilit ai shkonte në punë.

Në këtë pikë të rrugës, Valter Lleshi është sulmuar brenda mjetit me breshëri plumbash.

Burime thanë se  45 vjecari kishte marrë goditje në kokë dhe trup, dhe ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Në skenën e krimit, u gjetën të paktën 18 gëzhoja, cka tregon për ashpërsinë e sulmit.

Autorët duket se kanë shfrytëzuar faktin se lëvizjet në këtë rrugë janë të pakta, dhe pas krimit kanë arritur të largohen pa u vënë re nga asnjë dëshmitar.

Ishte nje tjetër punëtor I kompanisë së Bazaltit në SPAK, ku 45 vjecari punonte që e ka gjetur të vrarë në makinë në mes të rrugës dhe ka njoftuar policinë për ngjarjen kriminale.

Valter Lleshi, rezulton se ka qenë edhe më herët shenjestër e një atentati me eksploziv.

Në muajin mars, një makinerie të tonazhit të rëndë me të cilën ai punonte iu vendos lëndë plasëse, por që nuk arriti të shpërthejë.

45 vjecari me origjinë nga Fani jetonte në qytetin e Rrëshenit,

Burime thonë se Valter Lleshi ka qenë I dyshuar si autorë I vrasjes në vitin 2020 të Anton Kelit, I cili punonte si taksist dhe njihet si lidhje e afërt e një fisi në Mirditë i cili ka konflikte me fise të tjera.

Ekspertët e Policisë kryen veprime hetimore në vendngjarje në kërkim të provovave që mund ti cojnë tek autorët e krimit, por mungesa e kamerave të sigurisë në zonë e vështirëson punën.

Vrasja për hakmarrje, mësohet se është pista kryesore e hetimit për vrasjen, por policia thotë se ende nuk ka dalë në përfundime për motivin e krimit.