VIDEO/ Australia triumfon me dy gola në Vancouver ndaj Turqisë dhe i bashkohet SHBA-së në krye të Grupit D

Australia shkakton befasinë e radhës në Botërorin 2026 teksa mposhti Turqinë në ndeshjen e Grupit D me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët e para në këtë kompeticion duke iu bashkuar kështu skuadrës së SHBA.

Pjesa e parë e ndeshjes u nda në dy faza, e para ajo deri para pauzës së hidratimit kur Turqia komandonte lojën, por Australia e mbante mirë dhe nuk pati raste.

Faza e dytë ishte ajo pas pauzës kur në minutën e 27, skuadra nga toka e kangurëve moti avantazhin në 1-0 me golin e Irankundës.

Turqia iu afrua golit të barazimit 3 minuta më vonë me Bardakci i cili u ndal nga shtylla. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pikërisht me avantazhin 1-0 të australianëve.

Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Calhanoglu gjuajtja e të cilit u prit pa probleme nga Beach. Në krahun tjetër Australia rrezikoi të shënojë golin e dytë me kundërsulm por fitoi vetëm një goditje këndi. Megjithatë Turqia ishte më mirë në fushën e lojës në këtë pjesë të dytë që filloi të krijojë raste në portën australiane fillimisht me Yuksek dhe më pas me Guler me goditje dënimi.

Megjithatë ajo që gjeti sërish golin ishte pikërisht Australia që e çoi rezultatin në 2-0 me golin e shënuar në minutën e 74 nga Metcalfe për t’ia bërë akoma më shumë të vështirë punën skuadrës së Montellës.

Turqia pati shansin e artë që të rihapte menjëherë llogaritë e sfidës për me Arkturkoglu, por portieri australian bëri mrekullinë dhe e ndali gjuajtjen e tij me kokë.

Në minutat e mbetura historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më pavarësisht disa përpjekjeve të skuadrës së Montellës dhe rezultati mbeti 2-0 për Australinë që e nisi me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e saj në këtë botëror, ndërkohë që Turqia zhgënjeu jo pak në fushën e lojës.

REZULTATI:

Australi 2-0 Turqi

Irankunda 27′, Metcalfe 75′

Goli i Irankunda (Video)

Goli i Metcalfe (Video)