VIDEO/ Maroku zhbllokon sfidën. Brazili i Ancelottit reagon shpejt

Brazil-Marok, pjesa e parë

31' Vinicius vendos barazpeshen

30’- Vazhdon dominimi i Marokut. Brahim Diaz i afrohet golit të dytë, por topi i devijuar shkon në duart e Alisson.

27’– Tjetër tentativë nga Maroku. Hakimi lëviz bukur nga e djathta dhe gjuan fort, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

21’- GOOOOOL MAROKU 0-1! Kundërsulm vrastar nga marokenët dhe Saibari e ndal topin në fundin e rrjetës, për të zhbllokuar takimin.

19’- Vertikalizim i Raphinhas për Vinicius, por Hakimi me një ndërhyrje vendimtare e dërgon topin në këndore.

13’- Zgjohet Brazili dhe i shkon shumë afër golit të avantazhit. Vinicius shpërthen nga e majta dhe kroson në zonë, por Thiago nuk gjuan dot me kokë pranë vijës fatale.

7’- Mundësia e parë për shënim për Marokun. El Aynaoui sheh tentativën e tij në zonë, të ndalet nga Guimaraes.

6’- Vazhdon dominimi i marokenëve në minutat e para. Brazili vuan për të dalë në sulm.

2’- Maroku e nis agresiv dhe merr kontrollin e lojës në këto minuta të para. Brazili në pritje të rinisjes.

0′- Starton supersfida. Pritet spektakël në fushë.