FOTO/ Hollywood zbarkon në Botëror, yjet e kinemasë dhe muzikës pushtojnë tribunat e SoFi Stadium!

Në ditën që shënonte debutimin e fundit mes tre vendeve organizatore të Botërorit 2026, gjithçka mund të përfundonte vetëm në mënyrën më të parashikueshme dhe të pritur nga të gjithë: një spektakël i vërtetë në stilin e pastër hollivudian, brenda dhe jashtë fushës, në atmosferën madhështore të një SoFi Stadium të veshur për festë.

FOTO/ Hollywood zbarkon në Botëror, yjet e kinemasë dhe

Një festë perfekte për kombëtaren e Pochettinos, e cila tregoi menjëherë një gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore, duke i shënuar 4 gola Paraguajit të pafat. Pas këtij suksesi në debutim, Shtetet e Bashkuara kanë hedhur tashmë një hap të madh drejt kualifikimit.

I gjithë Hollywood-i në debutimin e SHBA-së

Një paradë yjesh si kurrë më parë për një ndeshje futbolli, që nuk ishte thjesht një ndeshje.

Dita e debutimit të Shteteve të Bashkuara në Botërorin 2026 ishte një spektakël i vërtetë, në stilin perfekt hollivudian, me një paradë të pafund personalitetesh brenda dhe jashtë fushës.

FOTO/ Hollywood zbarkon në Botëror, yjet e kinemasë dhe

Tom Cruise, Paris Hilton, Jamie Foxx, Owen Wilson, George Lucas me bashkëshorten Mellody Hobson, Hailey dhe Justin Bieber, Brad Pitt dhe Sofia Vergara. Në tribunat e SoFi Stadium nuk mungoi askush, pasi kamerat fokusuan edhe Halle Berry, Rob Lowe, pa harruar Paris Hilton, Teyana Taylor, Shaboozey, Jaafar Jackson, Bill Gates dhe Katy Perry, e cila pas spektaklit para ndeshjes u ul në tribunë./Lapsi