Sondazh: Bie popullariteti i Meghan Markle në SHBA gjatë 2026!
Meghan Markle po përballet me një periudhë të vështirë si në aspektin e imazhit publik, ashtu edhe në biznes. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat britanike, popullariteti i saj në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rënie gjatë muajve të parë të vitit 2026, ndërsa edhe platforma e saj tregtare As Ever ka humbur një pjesë të konsiderueshme të audiencës.
Të dhënat e sondazheve të kryera nga YouGov tregojnë se Meghan pëlqehej nga 29 % e të anketuarve dhe nuk pëlqehej nga 27 % gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke regjistruar një vlerësim neto prej vetëm +2. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlerësimi neto ishte +15. Në të njëjtën kohë, biznesi i saj As Ever ka shënuar rënie të trafikut online. Vizitat në faqen e internetit ranë nga rreth 246 mijë në dhjetor 2025 në rreth 178 mijë në prill 2026. Edhe numri i vizitorëve nga SHBA ka pësuar rënie të ndjeshme.
Artikulli thekson gjithashtu kritikat që Meghan ka marrë për çmimet e larta të produkteve të saj, përfshirë qirinjtë aromatikë dhe produktet e markës As Ever, si dhe për disa veprime që kritikët i konsiderojnë kontradiktore me deklaratat e saj të mëparshme. Ekspertët vlerësojnë se rënia e popullaritetit mund të ndikojë drejtpërdrejt në performancën e biznesit, sidomos duke pasur parasysh se tregu amerikan mbetet burimi kryesor i klientëve të markës së saj.
Princi Harry ka vlerësuar publikisht Australinë për masat e saj të forta ndaj përdorimit të mediave sociale nga të miturit, ndërsa Meghan Markle ndau një përvojë personale të gjatë me abuzimin në internet. Gjatë një aktiviteti me të rinjtë në Melbourne, të organizuar nga organizata australiane e shëndetit mendor Batyr, Harry theksoi rëndësinë e përgjegjësisë në vendimmarrje, duke iu referuar ligjit të ri australian që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Ai u shpreh se, pavarësisht debatit për pro dhe kundrat, iniciativa përfaqëson një shembull të fortë lidershipi.

