Brooke Shields: Episodi i “Friends” ishte pikë kthese në jetën time profesionale!
Aktorja Brooke Shields deklaroi se një rol si e ftuar në një episod të serialit ikonik "Friends" nga viti 1996 ishte një pikë kthese në karrierën e saj.
Ky rol i lejoi asaj të shihej në një dritë komike nga publiku, gjë që i hapi mundësi për të luajtur në sitcom-in e njohur "Suddenly Susan", shkruan Entertainment Weekly.
Gjatë një paraqitjeje si e ftuar në podkastin "Bossticks", Shield theksoi rëndësinë e këtij roli.
"Kjo ndryshoi gjithçka për mua. Para së gjithash, nuk po luaja veten. E gjeta veten në shoqërinë e Julie Roberts dhe yjeve të tjerë të filmit dhe ia dola ta përballoja këtë. Edhe pse nuk i ndanim skenat, ishim në të njëjtin episod të transmetuar pas Super Bowl", tha ajo.
Shields luajti rolin e Erika Ford, një grua të fiksuar pas Dr. Drake Ramoray. Episodi "The One After the Super Bowl" që u transmetua më 28 janar 1996, dhe përveç Shields dhe Roberts, të ftuar ishin edhe Jean-Claude Van Damme dhe Fred Wilard. Shields e përshkroi rolin e saj si një nga më qesharakët.
Një nga skenat më të paharrueshme ishte ajo në të cilën personazhi i saj i lëpin gishtat Joey-t gjatë darkës.
"Ishte një komedi e vërtetë. Në fillim nuk më lanë ta bëja, thanë se do të dukesha shumë e çmendur, por i binda që duhej ta bëja. Xhiruam një version të saj, por producenti kryesor tha se duhej ta merrnim përsëri. Ai moment ishte i pabesueshëm për këtë rol, gjë që ishte thjesht çmenduri", tha ajo.
Pas rolit të saj në serialin "Friends", Shields siguroi një rol kryesor në sitcom-in e NBC-së "Suddenly Susan", i cili u shfaq për katër sezone. Në serial, ajo luajti rolin e Susan, një gruaje që lë të fejuarin e saj dhe fillon një jetë të re duke shkruar artikuj rreth jetës së beqarisë. Ajo u nominua dy herë për çmimin Golden Globe për këtë rol./telegrafi

