FOTO/ Romancë e konfirmuar: Elijona dhe Klodi shijojnë pushimet në jug bashkë!
Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodi, po kalojnë ditë romantike në jug të Shqipërisë, ku duket se kanë konfirmuar edhe më tej lidhjen e tyre.
Çifti është shfaqur së fundmi përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku shihen të buzëqeshur dhe në momente të afërta me njëri-tjetrin. Postimet e tyre kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke marrë komente të shumta pozitive dhe urime për romancën.
Pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, dyshja po përflitet gjithnjë e më shumë si një nga çiftet më të reja të showbiz-it shqiptar, ndërsa duket se nuk po e fshehin më raportin e tyre edhe në publik.
Në komentet e shumta në rrjete sociale, ka spikatur edhe reagimi i ish-banores Ana Ejupi, e cila i ka cilësuar si “çifti i saj i preferuar”, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen rreth tyre.

Mbetet për t’u parë nëse Elijona dhe Klodi do të ndajnë më shumë momente nga pushimet e tyre, por për momentin ata po shijojnë verën nën vëmendjen e fansave si një nga dyshet më të komentuara të momentit.
