PËR DUAR TË SHËNDETSHME! Mjekët këshillojnë si t’i mbrojmë nga plakja: Rrezet e diellit ndikojnë në ...

Duart janë një nga pjesët e trupit që tregojnë më shpejt shenjat e plakjes, por shpesh mbeten jashtë rutinës së përditshme të kujdesit. Ekspertët këshillojnë përdorimin e kremit mbrojtës ndaj diellit, hidratimin e vazhdueshëm dhe kontrollet periodike dermatologjike për të ruajtur shëndetin dhe pamjen e tyre.

Duart janë ndër pjesët e trupit që tregojnë më shpejt shenjat e plakjes, ndaj kujdesi për to është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për fytyrën.

Dermatologët theksojnë se lëkura e duarve është vazhdimisht e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm, veçanërisht rrezatimit diellor dhe produkteve kimike që përdoren në përditshmëri.

Sipas specialistëve,një nga hapat kryesorë për ruajtjen e shëndetit të lëkurës së duarve është përdorimi i detergjentëve të butë por dhe aplikimi i përditshëm i kremit mbrojtës ndaj diellit.

Mjekët nënvizojnë se përveç kujdesit të përditshëm, ekzistojnë edhe aparatura diagnostikuese që mund të vlerësojnë nivelin e dëmtimit të lëkurës

Specialistët këshillojnë që kujdesi për duart të bëhet pjesë e rutinës së përditshme, pasi parandalimi mbetet mënyra më efektive për të ruajtur një lëkurë të shëndetshme dhe të re për më gjatë.