A mund të jenë alergjikë qentë dhe macet?! Shkenca jep përgjigjen...

A mund të kenë alergji edhe macet dhe qentë? Shkencëtarët thonë po.
Macet dhe qentë mund të vuajnë nga alergjitë sezonale njësoj si njerëzit, sidomos gjatë periudhave me polen. Edhe pse shpesh mendohet se “ethet e barit” prekin vetëm njerëzit, kafshët shtëpiake gjithashtu mund të shfaqin simptoma të ngjashme dhe shpesh shumë më të vështira për t’u identifikuar.Si shfaqen alergjitë te kafshët?
Ndryshe nga njerëzit, qentë dhe macet nuk shfaqin zakonisht teshtima apo hundë të rrjedhshme si simptomë kryesore. Problemi më i zakonshëm është lëkura.

Kruarje e vazhdueshme
lëpirje ose kafshim i putrave
irritime dhe “hot spots” në lëkurë
infeksione në vesh ose sy të përlotur
në raste më të rënda, lezione të dhimbshme në lëkurë
Sipas veterinerëve, këto simptoma mund të përkeqësohen shumë shpejt nëse nuk trajtohen.Jo çdo kruarje është alergji
Ekspertët theksojnë se diagnoza është e ndërlikuar, pasi shumë probleme të tjera mund të duken si alergji:

Infeksione të lëkurës
pleshta dhe marimanga
reaksione ushqimore
madje edhe sëmundje më serioze në raste të rralla
Testet e shpejta të alergjisë për kafshë, që shpesh reklamohen online, nuk janë gjithmonë të besueshme.Si trajtohen alergjitë?
Trajtimi fillon zakonisht me kontrollin e kruarjes për ta bërë kafshën më të rehatshme./BBC

Sot përdoren:

Ilaçe orale ose injeksione
shampo dhe sprej mjekësorë
terapi më të reja që synojnë drejtpërdrejt inflamacionin
Këto trajtime janë më efektive dhe kanë më pak efekte anësore se steroidet e vjetra.A mund të shërohet alergjia?
Po, në disa raste. Ekziston një metodë e quajtur imunoterapia, ku kafsha “trajnohet” gradualisht të mos reagojë ndaj alergjenit.

 Kur zgjat deri në 1 vit
kërkon injeksione të rregullta
mund të kushtojë rreth 1,000 £
në shumë raste ul ndjeshëm simptomat ose i zhduk ato
Megjithatë, jo të gjitha kafshët reagojnë njësoj dhe trajtimi kërkon durim.Pse po rriten alergjitë te kafshët?
Ekspertët mendojnë se mënyra e jetesës ka ndryshuar:

Më pak kohë jashtë
ushqime më të përpunuara
përdorim më i madh i produkteve kozmetike për kafshë
kontakt më i ngushtë me njerëzit
Madje, në raste të rralla, kafshët mund të jenë alergjike edhe ndaj dander-it të njerëzve.Alergjitë te macet dhe qentë janë më të zakonshme nga sa mendohet, por shpesh të vështira për t’u diagnostikuar. Megjithatë, përparimet në mjekësinë veterinare po i bëjnë trajtimet më efektive dhe më të sigurta se kurrë më parë.