ALARM NGA I NXEHTI EKSTREM/ WMO: 80% gjasa për një El Nino të fortë deri në fund të vitit

Organizatës Botërore Meteorologjike parashikon një El Njinjo të fortë që mund të sjellë mot ekstrem në shumë rajone të botës gjatë këtij viti. Sipas shkencëtarëve, fenomeni natyror, i kombinuar me ngrohjen globale, pritet të rrisë ndjeshëm intensitetin e thatësirave, përmbytjeve dhe valëve të të nxehtit. Kjo situatë mund të ketë pasoja serioze për bujqësinë, ekonominë dhe jetën e njerëzve në shkallë globale.

Një El Nino (El njinjo) i fortë mund të jetë duke u formuar dhe pritet të sjellë mot ekstrem në shumë rajone të botës gjatë këtij viti, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.

Sipas raportit, ekziston rreth 80% mundësi që fenomeni të zhvillohet midis qershorit dhe gushtit, ndërsa ka 90% gjasa që të zgjasë të paktën deri në nëntor.

 El Niño ndodh natyrshëm çdo dy deri në shtatë vite dhe lidhet me ngrohjen e ujërave në Paqësorin lindor, duke shkaktuar thatësira në disa zona dhe reshje të dendura në të tjera.

Fenomeni lidhet drejtpërdrejt me ndryshime të mëdha në qarkullimin atmosferik global, duke ndikuar jo vetëm vendet pranë Paqësorit, por edhe rajone të largëta si Afrika, Amerika e Jugut dhe Evropa.

Kjo mund të sjellë intensifikim të valëve të të nxehtit, përmbytjeve dhe stuhive tropikale, duke rritur rrezikun për dëme në infrastrukturë dhe ekonomi.

Ekspertët theksojnë se këtë vit situata është më shqetësuese për dy arsye kryesore. Së pari, ekziston mundësia që El Niño të jetë më i fortë se mesatarja, me temperatura të sipërfaqes së detit mbi 1.5°C.

Së dyti, ndryshimet klimatike po e përkeqësojnë ndjeshëm ndikimin e tij, pasi temperatura globale tashmë është rritur rreth 1.3°C që nga epoka paraindustriale, duke rritur intensitetin e valëve të të nxehtit, thatësirave dhe përmbytjeve.

Sipas shkencëtarëve, kombinimi i El Niño-s dhe ngrohjes globale mund të çojë në pasoja serioze për bujqësinë, furnizimin me ushqim dhe jetën e njerëzve në shumë rajone të botës.

Disa ekspertë paralajmërojnë se efektet e këtij fenomeni mund të jenë një parashikim i klimës ekstreme që do të bëhet më e zakonshme në vitet e ardhshme.