Tragjedi në SHBA/ 52-vjeçari vr*t gjashtë anëtarë të familjes, më pas i jep fund...

Një person i armatosur vrau gjashtë anëtarë të familjes dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij, në qytetin lindor të Iowës, Muscatine. Sipas hetimeve paraprake rezulton se shkak i të shtënave me armë është bërë një mosmarrëveshje familjare.

Katër nga viktimat u gjetën të qëlluar për vdekje brenda banesës nga oficerët e policisë, pasi ikëtë të fundit u njoftuan për të shtëna me armë zjarri. Edhe pse i dyshuari për vrasje ishte larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët, ai u identifikua si Ryan Willis McFarland, 52 vjeç, nga Muscatine, dhe u gjet në shtegun buzë lumit të qytetit pranë një ure për këmbësorë.

Teksa oficerët ndërhynë për ta kapur, 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Pasi dolën informacione se mund të kishte  viktima të tjera, policia gjeti trupat e dy burrave të tjerë që besohej se McFarland kishte qëlluar një në një shtëpi aty pranë dhe një tjetër në një biznes.

Të gjitha viktimat besohet se ishin anëtarë të familjes së personit të armatosur dhe mes tyre ishin edhe dy fëmijë. Shefi i policisë u tha gazetarëve se McFarland kishte një precedent të mëparshëm penal, por ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje. Muscatine, një qytet me rreth 24,000 banorë, është qendra e qarkut Muscatine dhe shtrihet rreth 155 milje në lindje të kryeqytetit të shtetit të Ajovës, Des Moines.