Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari. Lidhja korruptive e hajdutes me Daniel Shimën dhe Sokol Parllakun

Grupi kriminal i AKSHI-it, i cili ka zhvatur qindra milionë euro para publike, u nda vitin e fundit në dy fraksione rivale, rivalitet që solli ekspozimin dhe fundosjen e tij. Njëri fraksion përfaqësohej nga Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj, Gys Agasi, Andis Papa etj., i goditur nga SPAK, ndërsa fraksioni tjetër përfaqësohej nga Gerond Meçe, Daniel Shima, Sokol Parllaku, Migena Shrëder (Schroeder) etj., i amnistuar deri më sot nga SPAK-u.

Fraksioni i dytë i korrupsionit, biznesmeni Gerond Meçe që ka përfituar 50 milionë euro tendera fiktivë dhe korruptivë, ish nëndrejtori i AKSHI-t Daniel Shima që po pastron paratë që ka ndarë me Gerond Meçen dhe biznesmenia Migena Shrëder, pjesë e rrjetit të Gerond Meçes dhe që pastron paratë e korrupsionit në kulla, ky fraksion e ka paraqitur veten si viktimë. Gerond Meçe i ABS dhe Daniel Shima paraqiten si viktima pengmarrje nga grupi tjetër Beqiri-Agasi, ndërsa Migena Shrëder si e shantazhuar nga Ermal Beqiri, e cili i kishte dhënë mesazhin mafioz; ‘Ke hyrë në një pishinë me peshkaqenë’.

Faktet tregojnë se Migena Schroeder, e monitoruar duke bërë pazare tenderash, skema mashtrimi dhe pastrimi parash në ‘Rogner’, është pjesë korrupsionit me tendera dhe e skemës së pastrimit të parave të Gerond Meçes dhe Daniel Shimës. Migena Schroeder është pronare e kompanisë “AESS Sh.P.K”, kompani të cilën e ka kaluar 9 herë në emrin e babait të saj, 83-vjeçari, Lefter Klemo, sa herë ndiente rrezikun e veprimit të drejtësisë.

Migena Schroeder me kompaninë AESS shpk rezulton një nga linjat e pastrimit të parave të Gerond Meçes, i cili ka përfituar rreth 50 milionë euro nga AKSHI, duke ndarë një pjesë të parave me Daniel Shimës, përmes faturimeve fiktive mes ABS së Meçes dhe një rrjeti kompanish të kontrolluara nga Shima. Migena Schroeder me kompaninë AESS dhe kompania ABS Kosova e Gerond Meçes po ndërtojnë dy kulla në Prishtinë, duke pastruar miliona euro, produkt i skemës së korrupsionit me tenderat e AKSHI-t.

Migena Schroeder dhe Gerond Meçe përfaqësojnë një nga linjat më të fuqishme të pastrimit të parave në ndërtim në Kosovë, duke investuar miliona euro para të pista në kulla dhe komplekse vilash. Ky bashkëpunim në pastrimin e parave mes Migena Schroeder dhe Gerond Meçe i jep kuptim edhe dëshmisë së Migena Schroeder për SPAK, e cila goditi grupin rival të Meçes, atë të Ermal Beqirit, një hajdut po aq epik sa edhe Meçe.

Derivat i Gerond Meçes është edhe kompania Albascan, me pronar në letra Elision Jorgjis, të cilin ia kishin ofruar Migena Schroeder për të fituar tendera të paracaktuar në tavolinë. Albascan ka përfituar vetëm gjatë 5 viteve të fundit mbi 34 milionë euro tendera. Nga këto para, Albascan ka kaluar mbi 11 milionë euro me fatura fiktive tek kompania ABS e Gerond Meçes.

Nga ana tjetër, referuar librave të shitjes dhe blerjes së kompanive, Gerond Meçe përmes kompanisë së tij ABS ka kaluar qindra mijëra euro në llogaritë e kompanisë AESS të Migena Schroeder. Kjo e fundit rezulton një nga fijet e lëvizjes dhe pastrimit të parave të korrupsionit nga Gerond Meçe. AESS së Migena Schroeder dhe ABS e Gerond Meçes kanë të punësuar të njëjtët persoane. Eneo Deliu (ID: J91012039M) – del te ABS në 2023–2025 dhe te AESS në 2025. Kristi Sina (ID: K00803065Q) – del te ABS në 2019–2025 dhe te AESS në 2025. Andi Canameti (ID: K10531053K) – del te ABS në 2023–2025 dhe te AESS në 2025.

Ndërkaq, në kontratën “laboratorët Smart 2”, teksa ABS qëndroi në prapaskenë, në konsorcium u përfshinë kompanitë AEES, ALBASCAN e Elision Jorgjit, Sinteza Co dhe Synapse. Në këtë periudhë, konstatohen raporte financiare të AESS të Migena Schroeder me kompaninë ‘ALU GLASS’ të Sokol Parllakut, lavatriçen e pastrimit të parave të Daniel Shimës.

Parllaku i ka kaluar dhjetëra mijëra euro ‘gjermanes’ Migena Schroeder. Kujtojmë se Sokol Parllaku është prestanome dhe linja kryesore e Daniel Shimës për pastrimin e parave të korrupsionit me tenderat e AKSHI-t në kulla, resorte, vila dhe biznese fiktive. Faktet tregojnë se zonja Migena Schroeder nuk ka notuar mes ‘peshkaqenëve’ të korrupsionit, por është pjesë e ‘vaskës’ së korrupsionit dhe pastrirmit të parave.

/ Marrë me të njëjtin titull nga "Prapaskena"