Raketa iraniane godet bazën në Kuvajt, 5 amerikanë të pl*gosur

Raketa iraniane godet bazën në Kuvajt, 5 amerikanë të
Një sulm me raketë balistike i nisur nga Irani dy netë më parë ka goditur një bazë ajrore në Kuvajt, duke shkaktuar lëndime të lehta për disa persona dhe dëmtime në pajisje ushtarake amerikane, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare që citojnë Bloomberg.

Sipas këtyre raportimeve, mbrojtja ajrore kuvajtiane arriti të interceptojë një raketë të tipit Fateh-110, por mbetjet e saj ranë në bazën ajrore Ali Al Salem.

Si pasojë, rreth pesë persona, mes tyre personel ushtarak dhe kontraktorë, pësuan lëndime të lehta.

Gjithashtu, një dron amerikan MQ-9 Reaper është shkatërruar plotësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar rëndë.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të rritura në rajon. SHBA ka akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimit, pas lëshimit të një rakete drejt Kuvajtit dhe disa dronëve në zonën pranë Ngushticës së Hormuzit. Sipas autoriteteve ushtarake amerikane, veprimet përbëjnë rrezik serioz për sigurinë në rajon, ndërsa situata mbetet e ndjeshme.