SFIDAT ME SKLEROZË TË SHUMËFISHTË! Të prekurit nga sëmundja: Nga rampat e barnat, tek barra e papunësisë

Rreth 2 mijë persona në Shqipëri jetojnë me sklerozë të shumëfishtë, ndërsa pacientët thonë se përballen çdo ditë me mungesë infrastukture publike dhe sfida të tjera përfshirë edhe punësimin. Ekspertët paralajmërojnë se rastet janë në rritje dhe po prekin gjithnjë e më shumë moshat e reja, duke shtuar nevojën për ndërgjegjësim dhe mbështetje sociale.

SFIDAT ME SKLEROZË TË SHUMËFISHTË! Të prekurit nga

Kjo stendë qëndroi në sheshin Skënderbej për të ndërgjegjësuar dhe ofruar informacion për sklerozën multiple, një sëmundje autoimmune në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe.

Mungesa e rampave në rrugë, medikamentet apo edhe trajtimi dinjitoz sic e cilësojnë janë sfidat e përditshme të prekurve nga skleroza e shumëfishtë

Vështirësitë për të gjetur një punë të përshtatshme dhe integrimi në shoqëri, që të mos kthehen në kosto ekonomike për familjen e shtetin sic thonë mbeten kërkesa.

Gjithashtu dhe me një mesazh ndergjegjësimi.

Sociologia Marsi Simo, themeluese e fondacionit Pema e Jetës theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe nevojës për mbeshtetje ndaj këtyre pacientëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë edhe pse nuk ka një regjistër kombëtar me një numër të saktë, por janë rreth 2mijë pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë.

Numri i të diagnostifikuarve po vjen në rritje, ku po prek dhe moshat e reja 18-25 dhe në raste të rralla edhe tek fëmijët, duke ndryshuar perceptimin si një sëmundje pleqërie.