Trent Alexander-Arnold, raportohet si një tjetër ‘firo’ e Anglisë për Kupën e Botës…

 Trent Alexander-Arnold nuk është përfshirë në listën përfundimtare të “Tre Luanëve”, ndërsa trajneri Thomas Tuchel përgatitet të shpallë skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës këtë verë, raporton talkSPORT.

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit u paraqit vetëm në një nga tetë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës nën drejtimin e trajnerit gjerman, duke luajtur 26 minuta kundër Andorrës.

Në këto kushte raportohet se Trent është lënë jashtë edhe pse filloi të luante rregullisht për Real Madridin në gjysmën e dytë të sezonit. Ai ka bërë gjithsej 30 paraqitje për Los Blancos.

27-vjeçari ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me ekipin e tij kombëtar, duke u anashkaluar për një kohë të gjatë në favor të Kyle Walker dhe Kieran Trippier. Edhe pse dy veteranët nuk e përfaqësojnë ekipin kombëtar, Alexander-Arnold ende nuk mund të futet në ekip.