Kremlini: Do të vazhdojmë operacionin ushtarak në Ukrainë deri në fitore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 20:50
Përballë deklaratave “luftarake” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, “ne duhet të vazhdojmë operacionin ushtarak special derisa të arrijmë qëllimet tona, deklaroi Dmitry Peskov, zëdhënës i Presidentit rus Vladimir Putin, i cili është i angazhuar në bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping.
”Gjatë samitit të sotëm në Pekin midis presidentëve Xi Jinping dhe Vladimir Putin, Kina dhe Rusia arritën “një mirëkuptim të përgjithshëm mbi parametrat kryesorë” të projektit të gazsjellësit Power of Siberia 2”, shtoi ai.
Kremlini deklaroi se një marrëveshje specifike mes tyre dhe Kinës nuk është nënshkruar ende.
