Dita Botërore e Mjekut të Familjes dhe sfida me inteligjencën artificiale

Sot është Dita Botërore e Mjekut të Familjes e cila kujtohet çdo 19 maj.

Kjo datë është caktuar nga Organizata Botërore e Mjekëve të Familjes (WONCA) në vitin 2010 dhe shërben për të vlerësuar rolin thelbësor të mjekëve të familjes në sistemin shëndetësor dhe kujdesin parësor.

Që prej vitit 2010, kjo ditë është shndërruar në një rast global për të nxjerrë në pah rolin dhe kontributin jetësor të mjekëve të familjes dhe ekipeve të kujdesit parësor në sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.

Çdo vit, një temë përqendron vëmendjen në një çështje kyçe në mjekësinë familjare. WONCA njoftoi se, tema për Ditën Botërore të Mjekut të Familjes (WFDD) këtë 19 maj do të jetë “Kujdesi i dhembshur në një Botë Digjitale”.

Aktivitetet e parashikuara të mbahen përgjatë vitit 2026, do u kujtojnë mjekëve të familjes të angazhohen me shëndetin digjital dhe inteligjencën artificiale (IA) sepse mjetet digjitale dhe IA tashmë janë pjesë e praktikës së përditshme në shumë mjedise, nga të dhënat elektronike dhe telemjekësia, te sistemet e mbështetjes së vendimeve dhe aplikacionet që përballen me pacientët.