Pas natës famëkeqe të Oscar-ve Will Smith rikthehet në Hollywood

Aktori hollivudian Will Smith po rikthehet fuqishëm pas pauzës së gjatë të shkaktuar nga skandali i famshëm i shuplakës ndaj Chris Rock shkruan cinema.everyeye.it.

I munguar në ekranin e madh që prej vitit 2024 (filmi i fundit ishte Bad Boys: Ride or Die), ylli i I, Robot do të jetë protagonisti i një filmi të ri të prodhuar nga Amazon.

Do të jetë pikërisht kompania e Jeff Bezos që do të shpërndajë Supermax, një thriller i ri për të cilin Amazon sapo ka blerë të drejtat, duke zgjedhur menjëherë Smith për rolin kryesor.

Aktori i ”I Am Legend” do të interpretojë Rex-in, një agjent të FBI-së që së bashku me një koleg të tij thirret për të hetuar një vrasje misterioze të kryer në burgun më të sigurt në botë.

I përshkruar si një thriller emocionues, plot aksion dhe kthesa të papritura, Supermax do të drejtohet nga David Gordon Green, i njohur sidomos në botën e horrorit për trilogjinë reboot të Halloween, Halloween Kills, Halloween Ends dhe The Exorcist: Believer, por edhe për projekte më të lehta si Nutcrackers me Ben Stiller.

Për Will Smith ky është projekti i dytë i madh pas asaj nate famëkeqe të Oscar-ve.

Kujtojmë gjithashtu se së fundmi kanë dalë lajme të rëndësishme mbi vazhdimin e ”I Am Legend”, ku aktori pritet të rikthehet sërish në rolin e doktor Robert Neville.