Conference League, fitojnë pretendentët! Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Rayo Vallecano

Në konferencë ligë, Kristal Palasë hodhi një hap të rëndësishëm drejt finales, pasi mposhti 3-1 në transfertë Shakhtar Donetsk. Në Spanjë, Rajo Vajekano mposhti minimalisht Strasbourg, duke lënë gjithçka të hapur për përballjen e dytë.

Kristal Palasë ka konfirmuar veten si një nga skuadrat pretendente për konferencë ligën. Skuadra angleze ia doli të triumfojë në gjysmëfinalen e parë ndaj Shaktar Donetsk në transfertë me rezultatin 3 me 1.

Vetëm 22 sekonta kohë iu deshën anglezëve për të zhbllokuar sfidën. Në aksionin e parë të ndeshjes, Sarr arriti të gjente rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Ky gol hyri në historinë e këtij kompeticioni, pasi është më i shpejtë i shënuar. Rezultati nuk ndryshoi në 45 minutat e para, ndërsa pjesa e dytë nisi më një tjetër gol. Këtë herë ishin ukrainasi që shënuan duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Anglezët u rikthyen sërish në avantazh me golin e Kamadas, pas 58 minutash lojë.

Në minutat e fundit Larsen vulosi suksesin 3-1 të londinezëve duke bërë një hap të madh drejt finales së Lejpzigut.

Në spanjë, Rajo Vajekano mundi 1 me 0 Strasbourg. Pas një pjese të parë pa gola, sfida u zhbllokua në të dytën.Alemao ishte heroi i vendasve që shënoi me kokë një gol fantastik në minutën e 54.

Spanjollët mbrojtën avantazhin deri në fund duke marrë një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit në francë. Ndërkaq, mbrojtësi i kombëtares Ivan Balliu nuk luajti asnjë minutë në këtë sfidë, ndërsa shpreson që të marrë minuta në gjysmëfinalen e kthimit.