KINA KUFIZON DRONËT / Pekini forcon kontrollin mbi hapësirën ajrore në mes të rritjes së përdorimit të dronëve
Kina ka vendosur ndalim total për shitjen dhe përdorimin e dronëve në Pekin për arsye sigurie. Autoritetet kërkojnë regjistrim dhe leje të detyrueshme për çdo pajisje fluturuese.
Autoritetet në Pekin kanë vendosur një sërë masash për përdorimin e dronëve, duke ndaluar shitjen, dhënien me qira dhe futjen e tyre në kryeqytet nga e premtja me qëllim rritjen e sigurisë publike.
Nën këto masa, çdo dron duhet të regjistrohet pranë policisë, ndërsa përdoruesit do të detyrohen të ndjekin trajnime online dhe të kalojnë disa teste përpara se të marrin leje fluturimi.
Çdo fluturim në ambiente të hapura do të kërkojë miratim paraprak nga autoritetet.
Ata do të lejohen vetëm për operacione speciale si emergjencat dhe anti-terrorizmi.
Vendimi vjen në një kohë kur Kina po përpiqet të balancojë zhvillimin teknologjik me shqetësimet për sigurinë.
Dronët dhe pajisjet fluturuese konsiderohen pjesë e ekonomisë së lartësive të ulëta, një sektor strategjik që pritet të gjenerojë mbi 256 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2035.
Këto masa pritet të ndikojnë ndjeshëm tregun e madh të dronëve në vend, ku sipas të dhënave zyrtare ka mbi tre milionë pajisje të regjistruara.
DJI, prodhuesi më i madh i tyre në botë, tashmë ka nisur të tërheqë produktet nga dyqanet atje.
Zyrtarët kinezë theksojnë se qëllimi është të gjendet një ekuilibër mes inovacionit dhe sigurisë, ndërsa sfidat në hapësirën ajrore të ulët po shtohen.
