NAFTA RRITJE REKORD/ Tensionet SHBA-Iran rrisin çmimet dhe tronditin tregjet globale
Çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rrisin frikën për ndërprerje të furnizimit global me energji. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me gati 7% në më shumë se 126 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Tregjet globale të energjisë janë tronditur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku përshkallëzimi i tensioneve mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit ka sjellë një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës.
Sipas raportimeve, Komanda Qendrore e SHBA-së ka përgatitur plane për sulme të shkurtra dhe intensive ndaj Iranit, të cilat pritet t’i paraqiten presidentit Donald Trump. Qëllimi i këtyre veprimeve është të ushtrohet presion në negociatat që aktualisht janë në ngërç.
Nafta e papërpunuar Brent oil është rritur me afro 7 për qind, duke kaluar nivelin e 126 dollarëve për fuci, niveli më i lartë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në 2022.
Një nga pikat më kritike mbetet Ngushtica e Hormuzit, një arterie kyçe për transportin global të energjisë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror. Aktualisht, kjo rrugë ujore është praktikisht e bllokuar, duke shtuar presionin mbi tregjet.
Raportet sugjerojnë gjithashtu mundësinë e një bllokade të zgjatur nga SHBA-të ndaj porteve iraniane, ndërsa Teherani ka kërcënuar të sulmojë anijet që kalojnë në këtë zonë, si përgjigje ndaj sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA-Izrael.
Ndërkohë, drejtues të industrisë së energjisë janë takuar me presidentin Trump për të diskutuar mënyrat e kufizimit të ndikimit tek konsumatorët, mes frikës për një krizë të zgjatur furnizimi.
Me tensionet që vazhdojnë të rriten dhe negociatat që mbeten të bllokuara, tregjet globale përballen me një periudhë pasigurie, ku çdo zhvillim i ri mund të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e energjisë dhe ekonominë botërore.
