FOTO/ “Bring Your Love”, Madonna dhe Sabrina Carpenter “bashkojnë” forcat në një duet

Ikona e popit Madonna dhe këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter priotet të  publikojnë duetin e tyre të parë me titullin "Bring Your Love" të enjten, pas një performancë surprizë ku dyshja ndanë skenën gjatë  festivalin e muzikës Coachella, në Kaliforninë jugore në mesin e prillit.

FOTO/ “Bring Your Love”, Madonna dhe Sabrina Carpenter

Dyshja e artisteve e përcollën lajmin përmes një postimi në Instagram, duke shkruar vetëm "Kemi diçka për të thënë për këtë", së bashku me një foto bardhë e zi ku shihen dy yjet krah për krah, dhe duke pozuar në kamera.

Kënga e re e pati premierën e saj  të parë  në Coachella, ku Madonna habiti publikun me një paraqitje surprizë në skenë gjatë performancës së Carpenter më 17 prill. Së bashku ato performuan këngët më të njohura të Madonnës "Like A Prayer" dhe "Vogue", për ta mbyllur me duetin e tyre të ri.

FOTO/ “Bring Your Love”, Madonna dhe Sabrina Carpenter

Madonna është një emër i njohur  në  festivalin muzikor,Coachella, ajo bëri paraqitjen e saj të parë në vitin 2006. Në vitin 2015, ajo bëri një paraqitje të ftuar me reperin Drake. Kohët e fundit , këngëtarja  amerikane ka njoftuar një album të ri — të parin e saj në rreth shtatë vjet — "Confessions on a Dance Floor: Part II", që pritet të dalë më 3 korrik të këtij viti./ DPA News.