Kate Middleton 'shkëlqen' në Londër për Anzac Day/ Elegancë mbretërore me veshje blu dhe detaje simbolike
Kate Middleton është shfaqur në Londër gjatë ceremonisë përkujtimore të Anzac Day, ku mori pjesë në nderim të ushtarëve australianë dhe neozeelandezë.
Princesha e Uellsit u paraqit me një fustan-pallto ngjyrë blu të errët me detaje të bardha, një zgjedhje e thjeshtë dhe formale që i përshtatej rastit solemn.
Ajo e kombinoi veshjen me një kapelë në të njëjtën nuancë dhe aksesorë të përmbajtur.
Vëmendje morën edhe bizhuteritë e saj, përfshirë vathët me safir dhe një gjerdan me gur blu, që harmonizoheshin me ngjyrën e veshjes.
Në veshje kishte vendosur edhe simbolin e lulëkuqes së kuqe, i përdorur për të kujtuar ushtarët e rënë.
Kate Middleton u shfaq e vetme në ceremoni, duke ruajtur stilin e saj të njohur të thjeshtë, elegant dhe të përshtatur me raste zyrtare dhe përkujtimore.


