Brikena dhe Mateo “pushtojnë” Instagram-in, mijëra ndjekës brenda pak minutash në live

Brikena dhe Mateo “pushtojnë” Instagram-in, mijëra

Dy nga personazhet më të komentuar të Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo, kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut.

Vetëm pak minuta më parë, çifti u shfaq live në Instagram, duke mbledhur mijëra shikues në kohë rekord. Interesi i lartë nuk është surprizë, pasi ata fituan simpatinë e publikut që nga momenti kur nisën romancën brenda shtëpisë.

Gjatë transmetimit, të dy u shfaqën të afërt dhe mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke hedhur poshtë aludimet që kanë qarkulluar më herët se lidhja e tyre mund të ishte e sajuar.

Reagimet pozitive nga ndjekësit nuk kanë munguar, duke konfirmuar se Brikena dhe Mateo vijojnë të mbeten një nga çiftet më të pëlqyera të formatit.