Studim i ri/ Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

Një studim i ri i publikuar në Journal of Cancer Prevention sugjeron se lëngu i boronicës mund të ketë ndikim në ngadalësimin e rritjes së disa qelizave të kancerit të lëkurës.

Studiues nga Universiteti i Otavës në Kanada testuan efektin e lëngut të boronicës mbi qelizat e melanomës, një nga format më të rënda të kancerit të lëkurës.

Ata përdorën si lëng të zakonshëm ashtu edhe lëng të fermentuar të boronicës, i cili ka përqendrim më të lartë të substancave të dobishme bimore.

Në eksperiment u vu re se lëngu i fermentuar ndihmoi në uljen e ndjeshme të rritjes dhe përhapjes së qelizave kancerogjene, ndërsa lëngu i pafermentuar pati efekt më të dobët.

Studiuesit testuan qelizat për 24 orë dhe vërejtën se grupet e trajtuara me lëng të fermentuar kishin më pak zhvillim dhe madhësi më të vogël të qelizave kancerogjene.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se bëhet fjalë për studime laboratorike dhe jo për trajtim mjekësor te