Araghchi: Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, rrënja e pasigurisë në Gji dhe Hormuz

Agresioni i SHBA-së dhe Izraelit është “rrënja e pasigurisë” në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, tha sot ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, raportoi BBC.

Sipas një njoftimi në X nga qeveria iraniane, Araghchi u takua me të dërguarin special të Koresë së Jugut në Teheran.

Ministri i Jashtëm i Iranit u bëri thirrje vendeve të marrin një qëndrim të qartë dhe të vendosur në dënimin e këtyre sulmeve.

Gjithashtu, Araghchi njoftoi se Irani ka marrë masa sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e tij, duke shtuar se përgjegjësia për pasojat “bie mbi agresorët”.

Deklarata e tij vjen pasi Irani tha se kishte “sekuestruar” dy anije në ngushticë, dhe një anije të tretë mallrash që u sulmua gjithashtu.