Pas më shumë se një dekade,Tim Cook “lë” drejtimin e gjigandit amerikan Apple

Pas më shumë se një dekade në krye të një prej kompanive më të fuqishme në botë, Tim Cook raportohet se do largohet nga pozicioni i CEO-s së Apple, duke shënuar fundin e një epoke të rëndësishme për gjigantin teknologjik amerikan.

Cook mori drejtimin e  kompanisë Apple , pas largimit të legjendës Steve Jobs në vitin 2011. Gjatë udhëheqjes së tij kompania njohu një rritje të lartë financiare dhe zgjerim në tregun global. Nën drejtimin e tij, Apple u bë kompania e parë në histori që arriti vlerën prej 3 trilion dollarësh në treg.

Cook u shpreh së fundmi se ka ardhur koha të reduktojmë scroll-in e pafund në telefon.

“Nuk dua që njerëzit ta përdorin shumë,” tha ai, duke paralajmëruar se sa lehtë mund të ngecësh në scroll dhe të humbasësh koordinatat me realitetin e përditshëm.

Ai gjithashtu shtoi: “Nuk dua që njerëzit të shikojnë më shumë në smartphone sesa në sytë e dikujt tjetër,” duke theksuar rëndësinë e rikthimit  të lidhjes me jetën reale.

Cook vuri theksin tek minimizimi sa më i madh i kohës në platformat online per ta zëvendësuar atë kohë  me  rikthimin e njeriut tek natyra.

CEO i Apple mori një pagë bazë prej 3 milionë dollarësh në vitin 2024 për të tretin vit radhazi, ekzekutivi gjithashtu fitoi shpërblime dhe kompensime të tjera që e çuan pagën e tij totale në rreth 74.6 milionë dollarë vitin e kaluar.

Për  Cook, kjo përfaqëson një rritje prej 18% nga viti i kaluar. Ndryshe, për të gjithë vitin fiskal 2024, Apple mori pak më pak se 295 miliardë dollarë, që ishte një rënie e lehtë nga 2023.