Nga dasma në shtatzëni, Taylor Swift konfuzon fansat, këngëtarja në pritje të ëmbël?
Taylor Swift është rikthyer në qendër të diskutimeve online, këtë herë për shkak të spekulimeve se mund të jetë në pritje të ëmbël.
Dyshimi për një shtatzani të mundshme nisi nga një postim në rrjetet sociale, ku një përdorues pretendonte mebindje se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël. Brenda një kohe të shkurtër, deklarata u përhap me shpejtësi në mediat sociale, duke krijuar reagime të shumta nga fansat.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ylli amerikan i popit, partneri i saj Travis Kelce apo nga ndonjë përfaqësues i çiftit.
Dyshimet për një shtatzani të Swift janë ushqyer kryesisht nga paraqitjet më të rralla publike të artistes dhe ndryshimet në fizik të këngëtares,që nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave .
Së fundmi, çifti u fotografua në New York, teksa hynte në një ambient privat i mbuluar nga çadra të mëdha, në përpjekje për të shmangur paparacët.
Edhe pse kjo mund të jetë thjesht një mënyrë për të ruajtur privatësinë, fansat dhe disa portale e kanë parë si “provë” mbi pritjen eëmbël të Swift. Madje,zërat mediaktikë kanë shkuar edhe më tej, mbi për një martesë të mundshme gjatë verës së vitit 2026. Asnjëri prej çiftit nuk e ka konfirmuar ende publikisht thashethemet e zërave mediatikë.
Ylli amerikan i muzikës pop dhe lojtari i NFL-së, Travis Kelce mendohej se kanë vendosur datën e dasmës së tyre. Sipas mediave, ceremonia pritet të zhvillohet më 3 korrik 2026 në New York.
Ky informacion vjen pas muajsh spekulimesh se çifti do ta thotë “Po”-në e tyre fatale në Rhode Island, ku Swift zotëron një pronë luksoze.
Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se çifti ka zgjedhur një hapësirë më të madhe dhe më urbane në Neë York, për të pasur sa më shumë kapacitet pritës për personalitetet e ftuar.
Neë York-u ka një kuptim të veçantë për këngëtaren, e cila zotëron disa prona në atë qytet dhe ka qenë e lidhur profesionalisht dhe privatisht me të për një kohë të gjatë.
Zgjedhja e datës mbart gjithashtu simbolikë, dasma është planifikuar një ditë para Ditës së Pavarësisë Amerikane me 1 korrik, një festë që Swift e do shumë.
