FOTO/ Shtatzënë për herë të katërt? Rihanna reagon me ironi dhe shuan thashethemet që 'pushtuan' rrjetin

FOTO/ Shtatzënë për herë të katërt? Rihanna reagon
Rihanna ka reaguar me humor ndaj lajmeve që qarkulluan në rrjet se ajo është sërish shtatzënë. Këngëtarja i ka hedhur poshtë zërat me një koment ironik në një video që u bë virale në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi nga një postim i influencueses Krissy Clemons, e cila ngriti dyshime duke pyetur ndjekësit nëse Rihanna ishte në pritje të ëmbël për herë të katërt. Komenti i artistes nuk vonoi dhe ishte i drejtpërdrejtë: “A është foshnja në mitër me ne tani?”, duke e kthyer situatën në batutë.

Reagimi i saj u përhap shpejt dhe mori mijëra pëlqime, me fansat që e vlerësuan përgjigjen e saj të thjeshtë dhe plot humor.

FOTO/ Shtatzënë për herë të katërt? Rihanna reagon

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë tashmë prindër të tre fëmijëve. Vajza e tyre erdhi në jetë në shtator të vitit 2025, ndërsa çifti ka edhe dy djem, RZA dhe Riot.

Edhe pse këtë herë bëhej fjalë për një thashethem, këngëtarja nuk e ka përjashtuar idenë për të zgjeruar familjen në të ardhmen.