(VIDEO) Surprizë nga ajri/ Tayna emocionon Mimoza Ahmetin në “Ferma VIP”, ja reagimi i saj...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 18:09
Një moment i veçantë ka ndodhur në “Ferma VIP”, ku reperja Tayna i ka bërë një surprizë të papritur nga ajri Mimoza Ahmetit. E frymëzuar nga një video virale ku Mimoza këndonte këngën e saj “Si Ai”, Tayna i dedikoi një mesazh përmes një parashute me motor mbi ambientet e fermës.
Mimoza reagoi menjëherë me emocione të forta, duke dalë jashtë dhe duke kënduar sërish vargje të këngës, ndërsa atmosfera në fermë u kthye festive dhe plot energji.
